-0.8 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

Vdes një person në QKUK, rasti hapet si hetim i vdekjes

Një person ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi u dërgua aty për trajtim mjekësor. Gazeta Sinjali mëson se pasi është denoncuar në Polici kjo ngjarje, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së, njoftojnë se i ndjeri ishte dërguar nga familjarët në këtë qendër për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, derisa hetimet lidhur me këtë ngjarje kanë filluar.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT