2.8 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Vdes një person në aksident në Mitrovicë, policia jep detaje

Në Mitrovicën e Veriut, në fshatin Leshak ka ndodhur një aksident me fatalitet, shkruan Gazeta Metro.

Për shkaqe ende të panjohura një shofer kishte humbur kontrollin mbi veturë derisa ishte duke e drejtuar atë dhe është përplasur me mbrojtëset metalile.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, thotë raporti i policisë.

Ky është raporti i plotë:

Rr. Nacionale, Leshak-Mitrovicë 16.08.2021 – 01:50. Një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT