Një person është goditur për vdekje nga treni mesditen e sotme në Pejë.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova , ku i njëjti ka thënë se derisa treni ishte në lëvizje një person i ka dalur përpara.
“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë e Policës, dhe po merren me rastin./Reporteri.net/



