1.3 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Vdes një grua nga koronavirusi, shënohet viktima e 119 në Kosovë

Ka vdekur sot një grua që ishte e prekur me COVID-19 në Komunën e Drenasit, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, përmes një shkrimi në Facebook ku ka thënë se me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin. Lladrovci ka thënë se ky është rasti i dytë i vdekjeve me këtë virus në Drenas dhe i ka shprehur ngushëllime familjes Rrukiqi.

“Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga SHSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me COVID-19. Familjes dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin. Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së. Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik”, ka shkruar Lladrovci.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT