Një fëmijë 4 vjeçar është gjetur i vdekur në lumin e fshatit Balç në komunën e Dragashit.
Lajmin e ka konfirmuar për Metron edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, derisa ka treguar se fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.
“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, tha Osmanollaj.




