Ka ndërruar jetë një 70 vjecar me Covid-19 nga Mitrovica, ndërsa vajza e tij dyshon në vdekjen e tij.
Ajo thotë që e kanë lajmëruar nga QKUK-ja që ka vdekë prindi i saj për shkak të Covid-19.
“Erdhëm këtu, mjekja kryesore e Infektives na tha s’kam informacione”.
“Dyshimet e mija janë që nuk ia kanë dhënë oksigjenin qysh duhet. Kur ka pasë dhimbje, e kan qit vetëm në gjumë”.
‘’Dyshoj se gazi nuk ka qenë normal. Mbikqyrja qysh duhet me qenë ndaj pacientit nuk ka qenë kurrëfare. Dyshojmë se s’ka pasë mbikqyrje, oksigjenin nuk ja kanë jep si duhet. Prindi ka qenë 70 vjeqar. ‘’ tha ajo.
“Po bazohna që ju thojsha mjekëve iu ka hargju oksigjeni, mthojshin hajt motër se edhe ti vet mundesh me ja hek qato, nami nuk bahet”, u shpreh ajo.



