6.8 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Vdes një 55 vjeçar nga veriu i Mitrovicës si pasojë e koronavirusit

Një serb nga veriu i Mitrovicës, ka vdekur si pasojë e koronavirusit, duke shënuar kështu rastin e dytë e të vdekurve nga koronavirusi në këtë komunë, transmeton Gazeta Metro.

Siç bën të ditur Radio Kontakt Plus, pacienti 55 vjeçar ishte i shtrirë në Nish, ku ishte transferuar nga veriu i Mitrovicës, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas Zyrës për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të Veriut, që funksionon në kuadër të sistemit paralel, gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe katër raste të tjera me koronavirus në komunat veriore.

Nga një rast është shënuar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT