Në orën 04:00 të mëngjesit është gjetur një person pa shenja jete në lagjen Mati 1 në Prishtinë, shkruan Sinjali.
Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali ka thënë që bëhet fjalë për një mashkull 34 vjeç.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë që aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç.”
“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.”
/GazetaSinjali/




