Ka vdekur si pasoj e koronavirusit, arkitekti i njohur kosovar, Bekim Dauti në moshën 53 vjeçare, shkruan Gazeta Metro
Shoqata e Arkitektëve të Kosovës, ka bërë të ditur se ka vdekur nga koronavirusi kolegu i tyre Bekim Dauti.
Ata i kanë shprehur ngushëllim familjes Dauti nga Shtimja, dhe kanë thënë se vdekja e Bekimit është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë.
Postimi i plotë:
Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë
Edhe një jetë e mori Virusi Corona.
Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19 .
Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjës Dauti nga Shtimja!
U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!/gazetametro.net




