Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se një 48 vjeçar nga Rahoveci ka vdekur si pasojë e COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin nga IKSHPK.





