Një 30-vjeçar nga Kosova ka vdekur pas një aksidenti në Gjermani.
Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarët, derisa është mësuar se viktima është Besnik Fana.
Njoftimi i plotë nga familja:
Njoftim mortorë:
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se dje pas një aksidenti tragjik në Gjermani në moshen 30 vjeqare ndërroi jetë më i dashuri ynë Besnik (Mehmet) Fana
Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.
Për varrimin dhe ceremoninë mortore do te ju njoftojmë me kohë.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.
Të pikëlluar: familja ,të afërmit dhe miqtë.



