2.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Janar, 2026
spot_img

Vdes gazetari i njohur kosovar

Gazetari i njohur kosovar, Avni Shabani, ka vdekur gjatë mëngjesit të sotëm, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi u konfirmua nga kryetari i komunës së Ferizajt, Avni Aliu, i cili tha se kjo është një humbje e madhe për gazetarinë.

“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit”, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit.

Kontributi i tij profesional la gjurmë të pashlyeshme në faqet e gazetave, ekranet televizive e kudo ku punoi i ndjeri.

Lamtumirë, bashkëqytetar i dalluar!

Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij fisnik!./gazetametro.net

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës,…

Posted by Agim Aliu on Tuesday, December 15, 2020

TË FUNDIT

TË FUNDIT