1.8 C
Mitrovice
E shtunë, 24 Janar, 2026
spot_img

Vdes foshnja 6 muajshe nga Gjilani për të cilin kërkohej ndihmë

Foshnja 6-muajshe, Bjord Sherifi, nga Gjilani, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, ka vdekur sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shërimin e tij ishte kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët, ku nëna e foshnjës, Lisiani Poroshtica-Sherifi, i ka falënderuar të gjithë qytetarët për kontributin e tyre.

“E sot unë ndjeva ftohtësi në trupin e tij, Bjordi im i bukur ndërroj jetë u bë melaqe me krahë. Ky është caktimi i Allahut e unë jam besimtare duhet me pas gajret e shpirti i tij le të prehet në paqe. Dua që kushdo që e lexon këtë status t’i falënderoj nga thellësia e shpirtit për çdo ndihme dhe lutje që është bo për Bjordin tem për gjithsecilin jam mirënjohëse edhe falënderuese gjithmonë”, ka shkruar e ëma në Facebook./Gazeta Sinjali/

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT