7.8 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Vdes edhe një qytetar i prekur me Covid-19, në Pejë

Ka vdekur edhe një person i prekur me Covid-19, në Pejë.

Lajmin e bëri të ditur Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes një njoftimi.

Viktima 67 vjecar kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT