Mjeku kosovar, Kujtim Zarari ka vdekur sot nga koronavirusi, shkruan Gazeta Metro.
51 vjeçari ka vdekur sot në mëngjes dhe lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar Oda e Mjekëve të Kosovës.
Zarari ishte edhe vet anëtar i Odës së Mjekëve të Kosovës. Kujtojmë se edhe ditë më parë dy mjekë kanë vdekur si pasojë e infektimit nga COVID-19.//gazetametro.net





