Ka vdekur Anton Berisha, ish-ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, njëherit edhe ish-bashkëpuntor i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ish shef i ART, si dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Genci, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke thënë se vdekja erdhi për shkak të një sëmundje që ai kishte.
“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, shkruan ai në Facebok.