-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Vdes 28 vjeçarja në Komoran pas aksidentit të rëndë: Flasin nga policia

XH.A, 28 vjeç nga Komorani ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve tëmarra, pas një aksidenti trafiku, ndërkaq, ngasësi i automjetit është arrestuar, dhe është ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Metro.


Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zyra për informim e Policisë së Kosovës, nga ku është bërë e ditur se 28 vjeçarja nuk u ka përballuar plagëve të marra.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:  Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Ndërkaq, B.Z 53 vjeç, ngasës i automjetit Mercedes, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT