Një 19-vjeçar ka vdekur pas një aksidenti që ndodhi sonte në fshatin Shajkovc të Podujevës.
Nga ky aksident po ashtu kanë mbetur të lënduar 8 persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arritur në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001 e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Borovci. /Lajmi.net/






