15 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Vdekje e dyshimtë në veri: 63-vjeçari gjendet i varur në litar, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur dje në veri, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se bëri vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një litar.

Burimet e sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 63-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga vëllai i tij, i cili menjeherë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me rastin, me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT