-8 C
Mitrovice
E premte, 9 Janar, 2026
spot_img

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë – një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj

Një rast i rëndë është raportuar sot në Mitrovicë, ku një grua është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj.

Sipas informacioneve që mëson Gazeta Sinjali, rasti është raportuar rreth orës 13:30, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë. Një qytetare ka njoftuar policinë se ka gjetur të shtrirë pa shenja jete Sabrija Papiq.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT