29.4 C
Mitrovice
E premte, 1 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vdekja e 19 vjeçares, reagon Bahtiri: Shprehë ngushëllime dhe kritikon sistemin shëndetësor

Vdekja e 19 vjeçares nga Mitrovica, Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë por e cila po priste për transplantimin e veshkës së shpejti ka tronditur qytetin, shkruan mitrovicasot.net

Vdekja e vajzës së re në moshë ka ngjallur reagimin edhe të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Në një postim në Facebook, Bahtiri u shpreh se ai dhe familja ndjehen jashtëzkonisht të pikëlluar me vdekjen e një vajze të re. Bahtiri shprehu ngushëllime në emër të tij dhe familjes së tij.

Tutje, Bahtiri nuk la pa kritikuar sistemin shëndetësor, për të cilin tha se duket se është vonuar në transplantimin e veshkës.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Nazlije Sherifi, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Unë dhe familja ime ndihemi jashtëzakonisht të mërzitur me rastin e humbjes së jetës të vajzës së re nga Mitrovica, për shërimin e së cilës u munduam të kontribuonim sado pak. Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën.

Në emër tim si kryetar komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shprehu ngushllimet më të sinqerta familjes Sherifi.
Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen 🙏🙏
AB

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT