31 persona janë shëruar sonte dhe 10 të tjerë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.
Lajmin e dha i pari i Shëndetësisë, Arben Vitia, që tha se dita e sotme është e dyta shpresëdhënëse për përmirësim të situatës.
“Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse”, ka shkruar ai.
“Të bashkuar dhe të koordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani. #mosurelakso”.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan) dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.




