Vetëm sot, Policia e Kosovës sekuestroi 317 aparate për prodhimin e kriptovalutave në të gjithë vendin. Aksionet e Policisë kanë ardhur pasi Qeveria ka marrë vendim për ta ndaluar prodhimin e kriptovalutave në Kosovë për shkak të krizës me energji.
Njoftimi i fundit i Policisë është për sekuestrimin e 6 aparateve me 42 kartela për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas Policisë, sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë.
Në kohën kur njësia policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar aparatet me mjete të ndryshme, të dyshuara që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt.




