6.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Vazhdon aksioni i Policisë në veri të vendit, gjenden edhe armë zjarri

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në veri të vendit, me asistim edhe të Doganës, pas njoftimit se në një lokal në Leposaviq po shiten pije, logo, bluza, thika e gjëra të tjera me mbishkrime nacionaliste.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë në Veri.

“Rreth orës 12:00 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposavicit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj. Lidhur me rastin Njësiti i Hetimeve Rajonale ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka asistu edhe Dogana ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe gjërave të tjera që janë gjetë aty është njoftu edhe Prokuroria Speciale”, tha Elshani.

Elshani e konfirmoi se operacioni është ende në vazhdim.

Ai shtoi se deri tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa pas përfundimit të veprimeve dhe intervistimeve të nevojshme, në koordinim me prokurorin e rastit do të vendoset për hapat e mëtejmë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT