Po vazhdojnë punimet në fshatin Bajgorë për vendosjen e turbinave të erës për prodhim të energjisë, shkruan mitrovicasot.net
Projekti është duke u realizuar nga “Sowi Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Në projekt marrin pjesë investitorë nga vende të ndryshme, me Gjermaninë dhe Izraelin si partnerë kryesorë.
Ky projekt konsiderohet si ndër më të rëndësishmit në energjinë e ripërtërishme në Kosovë. Kapaciteti i energjisë që do të prodhohet nga instalimi i 27 turbinave të erës do të jetë rreth 105 megavatesh në orë, dhe pritet ti sigurojë Kosovës edhe 10% energji të ripërtëritshme.