-0.6 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Vapë e madhe sot në Kosovë: Ky është qyteti që arriti temperaturën 36 gradë Celsius




Temperaturat më të larta në Kosovë, sot janë regjistruar në Dukagjin, konkretisht në stacionin e Gjakovës ku temperatura maksimale ka arritur vlerën prej 36 gradë Celsius, shkruan Gazeta Metro. 

Gjatë ditës së sotme në Kosovë moti ka qenë shumë i nxehtë, ku edhe temperaturat që janë regjistruar kanë qenë të larta.

Prishtina Weather në faqen zyrtare të saj ka njoftuar se sot temperaturat më të larta u regjistruan në Dukagjin, në stacionin në Gjakovë temperatura maksimale arriti deri në 36 gradë Celsius, në Kamenicë 34 gradë Celsius, e në Prishtinë 32 gradë Celsius.

Edhe në Prizren, Pejë, Podujevë e qytetet tjera temperaturat kanë qenë mjaft të larta.

Ditëve në vazhdim pritet mot i nxehtë, por me mundësi reshje shiu dhe rrufe. /gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT