spot_img
spot_img

Vapa vazhdon në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 33°C

Kosova do të vijojë të përfshihet nga mot i ngrohtë edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita do të karakterizohet nga periudha të gjata me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C

Gjatë orëve të ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 28°C deri në 33°C. Vlerat më të larta parashikohen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri mund të shënojë deri në 33°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

TË FUNDIT

TË FUNDIT