25.4 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Valon Syla paralajmëron ‘listë të zezë’ nga Amerika për dikë nga Vetëvendosje

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka bërë një paralajmërim mbi pasojat që mund të kenë njerëz të pushtetit si rrjedhojë e konfrontimit me amerikanët për çështjen e dinarit, transmeton Gazeta Metro.

Syla në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosjes “po i troket në derë Lista e Zezë” nga amerikanët.

“Lista e Zezë nga amerikanët po i troket në derë njerëzve të Vetëvendosjes… Fatkqesisht, në politikën aktuale te disa shqiptarë, ky ka mbet komunikimi i vetëm efektiv i amerikanëve me rikthimin e çmendurisë populliste dhe të paarsyeshme nga këta njerëz”, shkroi ai, duke iu referuar mospajtimeve e përplasjeve për çështjen e dinarit.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

E njëjta pritet të jetë në lidhje me çështjen e dinarit serb, për ndalimin e së cilit SHBA ka kërkuar kohë dhe konsultime, teksa qeveria Kurti po refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT