-1.4 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Vala e tretë e COVID-19 ka filluar në Kosovë

Me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me virusin SARS-CoV-2, infektologë në vend thonë se ka filluar vala e tretë e këtij virusi.

Ata presin që kjo valë të mos jetë e përmasave të valës së dytë, derisa e shohin të rëndësishëm vaksinimin e popullsisë për menaxhimin e pandemisë.

Vala e tretë e virusit SARS-CoV-2, po vlerësohet të ketë filluar edhe në Kosovë.

Infektologët thonë se vendi së fundmi është duke u ballafaquar me këtë valë të tretë, e cila sipas tyre, ka mundur lehtësisht të evitohet.

Një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19, e ka paralajmëruar ditë më parë edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të shtruarve në institucionet shëndetësore dhe se po bëjnë maksimumin të ofrojnë shërbime mjekësore në mënyrë që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar.

Ndërsa, infektologu Ilir Tolaj, ka thënë për Express se Kosova po ballafaqohet me valën e tretë të pandemisë, e cila sipas tij ka mundur të evitohet lehtësisht.

Ai ka thënë se situata epidemiologjike në Kosovë ka qenë shumë e volitshme dhe niveli i imunitetit kolektiv ka qenë në shkallë të kënaqshme për ta mbajtur nën kontroll numrin e rasteve të reja.



“Fatkeqësisht papërgjegjësia e plotë e politikës që rezultoi me shkeljet brutale të masave elementare anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore, rezultoi me prishjen e kësaj situate epidemiologjike të volitshme në Kosovë, duke u manifestuar me valën e tretë”, ka thënë ai.

Tolaj është shprehur se beson që kjo valë e tretë nuk do të ketë përmasat e valës së dytë dhe se numri i rasteve të reja me COVID-19 nuk do të jetë i papërballueshëm për sistemin shëndetësor.

6 të vdekur dhe 730 raste të reja me Covid 19 janë shënuar sot në Kosovë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT