Një histori dashurie që zgjati tetë vite u kurorëzua me martesë në një nga bregdetet më romantike të Italisë – Amalfi.
Vajza nga Gjakova, Kleofina Pnishi, i ka dhënë fund beqarisë me futbollistin e njohur të Interit dhe kampionin e botës me Francën, Benjamin Pavard.
Çifti u njoh përmes miqve të përbashkët para tetë vitesh dhe, sipas Kleofinës, lidhja e tyre është rritur me kalimin e kohës duke kulmuar me një dasmë intime dhe emocionale.
“Për martesën tonë donim që çdo gjë të ishte personale, emocionale dhe të pasqyronte në mënyrë autentike udhëtimin tonë së bashku. Një event intim, por spektakolar, i organizuar nga organizatorja e dasmave, Silvia Bettini. Më shumë se gjithçka tjetër, dëshironim që të ftuarit tanë të ndienin dashurinë kudo”, ka treguar Kleofina.
Dasma u mbajt në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt të çiftit, ndërsa ambienti magjepsës i Amalfit shërbeu si sfond perfekt për një fillim të ri të dashurisë së tyre.