Faqja e Ushtrisë e Shteteve të Bashkuara, ka prezantuar piloten kosovare, Valdeta Mehanja, e cila shërben në ushtrinë amerikane, ajo ka gradën toger, transmeton Gazeta Metro.
Togerja kosovare, Valdeta Mehanja, ka lindur në Kosovë ndërsa gjatë luftës si refugjate kishte shkuar në Amerikë.
Ajo është pilote e Gardës Kombëtare, ndërsa ajo tani është në Shqipëri si pjesë e ‘Defender Europe 21’, duke shërbyer si pilote.

“Njihuni me Toger të 2’të Valdeta Mehanja, lindur në Kosovë & me prejardhje shqiptare, pilote e Gardës kombëtare të Alabama, erdhi në Sh.B.A si një refugjat që shpëtoi nga konflikti në rajon. Ajo tani është në Shqipëri si pjesë e #DefenderEurope 21, duke shërbyer si pilote, interpretuese dhe këshilltare kulturore. #Shërbimi Me Nderë” thuhet në faqen zyrtare në Twitter të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara./gazetametro.net
Meet 2nd Lt. Valdeta Mehanja
Born in Kosovo & of Albanian descent, a @AlabamaNG 🚁 pilot, came to the U.S. as a refugee escaping conflict in the region.
She’s now in Albania as part #DefenderEurope 21, serving as a pilot, an interpreter and a cultural advisor.#ServeWithHonor pic.twitter.com/zKTWfVgG2A
— U.S. Army (@USArmy) June 8, 2021



