14.2 C
Mitrovice
E premte, 27 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ushtari i Kosovës: Dikur kjo dashuri u shprehej vetëm ushtarëve të KFOR’it

Ushtria gjithmonë ka qenë pjesa më e ndjeshme e një vendi, dhe si e tillë çdo imazh me ushtarë të emocionon, shkruan Gazeta Metro. E tillë është edhe kjo fotografi e një ushtari të Kosovës i cili është fotografuar duke përqafuar një fëmijë kosovar, e të tjerë që presin për ta bërë të njejtën gjë. Ajo, çka e veçon këtë foto janë edhe kujtimet se dikur fëmijët kosovarë emocionoheshin kur takonin ushtarët e shteteve mike të Kosovës që u vendosen në Kosovë menjëherë pas luftës, e takimet me ta për çdo kosovar, jo vetëm fëmijë ishin emocionuese.

Ushtria e Kosovës e krijuar së fundit është krenaria e Republikës, dhe si e tillë ka jnë rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e çdo cepi të vendit, shkruan Gazeta Metro. Pjesëtarët e FSK’së, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, ashtu që, jeta, figura dhe dinjitetit i pjesëtarit dhe familjes janë të paprekshme. Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë, Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Armatimet që ka të drejtë t’i zotërojë do të jenë të gjitha armatimet që janë anti blind duke përfshirë edhe topat deri në 105 mm, ndërkaq do të ketë akses të plotë në gjitha llojet e armëve kundërairore.Ministria e Mbrojtjes, kakompetencë  mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha veprimtarive të inteligjencës dhe informacioneve të klasifikuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT