Ushtarët e kontingjentit turk të caktuar në Komandën Rajonale Lindje (RC-E), pjesë e misionit të NATO-s të udhëhequr nga KFOR-i, po vazhdojnë patrullimet e rregullta në zonën e përgjegjësisë përgjatë Vijës Administrative (ABL).
Sipas njoftimit të KFOR-it, këto aktivitete synojnë ruajtjen e situatës së sigurisë dhe monitorimin në terren, duke kontribuar në stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në rajon.
“Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it mban vetëdije situacionale dhe kontribuon në stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.




