5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Urimi i Agim Bahtirit për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ai ka shkruar se Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme dhe më të bekuara për të gjithë besimtarët e besimit islam.

Urimi i Agim Bahtirit:

Të nderuar besimtarë të fesë Islame,

Urime festa e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme dhe më të bekuara për të gjithë besimtarët e besimit mysliman të Komunës së Mitrovicës, uroj të keni në familjet tuaja shëndet, paqe, mirëqenie dhe mbarësi.

Uroj që kjo festë të ju gjej të gëzuar dhe të lumtur, edhe më shumë të përkushtuar për të treguar devotshmërinë dhe dashurinë tuaj ndaj Zotit të plotfuqishëm.

Lus Zotin e madhëruar që të përfundoj sa më shpejtë kjo pandemi e përhapur në të gjithë botën, dhe në vitet e ardhshme të festojmë Bajramin ashtu siç e kemi pasur traditë, të falim namazin e Bajramit dhe të vizitojmë familjarët e më të dashurit tanë.

Urime edhe një herë të gjitha të mirat ju përcjellëshin në këtë festë dhe gjatë gjithë jetës.

AB

TË FUNDIT

TË FUNDIT