27.4 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Uran Ismaili për Albin Kurtin: I pengon historia e UÇK’së, i krahasoi votuesit e Drenicës me huliganët në veri

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Uran Ismaili, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka ngritur paralele me vizitën e tij në veri të Mitrovicës dhe në Skenderaj, shkruan Gazeta Metro.

Uran Ismaili ka thënë se kreu i LVV’së, Albin Kurti ka ngritur paralele me vizitën e tij në veri të Mitrovicës dhe në Skenderaj.

Ai në një shkrim në Facebook tha se kjo nuk është veç dashakeqësi, por është edhe tepër e rrezikshme për të kaluarën dhe për të ardhmen tonë.

Postimi i plotë i tij:

Ngritja e paraleles me vizita në Veri të Mitrovicës dhe në Skenderaj, njërën një ditë pas tjetrës, siç bëri Albin Kurti, nuk është veç dashakeqësi, por është edhe tepër e rrezikshme për të kaluarën dhe për të ardhmen tonë. Është e rrezikshme, qoftë edhe vetëm si simbolikë politike.

Historia është ajo që i pengon Albin Kurtit. Historia e Drenicës. Historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lidhja e saj me Partinë Demokratike. Historia e lavdishme e Kosovës. Kjo histori i dhemb Albin Kurtit, sepse ai nuk ka hise në të. E ai i kërkon të gjitha.

Kurti e ka vizituar Skenderajn edhe të tjera herë, dhe kurrë s’ka pasur probleme. Por, sot e vizitoi pas Veriut, me policë më shumë se në Veri. Sepse, dëshiroi të tërhiqte paralele mes Skenderajt dhe Veriut.

Ky ishte qëllimi i tij, t’i krahasonte votuesit tanë me ata të Kralevës dhe me huliganët serbë në Veri.

Skenderajn e UÇK-së, të dhimbjes e krenarisë shqiptare, ky njeri nuk do të mund ta poshtërojë dhe nënshtrojë asnjëherë, sado që të provojë. Përkundrazi. Kushdo që e ka tentuar këtë, e ka poshtëruar historia. //gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT