Isa Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë ku ai e ka dorëzuar dorëheqjen.
Mustafa është pyetur nga gazetarët nëse arsyeja e humbjes së thellë në zgjedhje është Vjosa Osmani.
“Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj, kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma që nuk e kemi pas kurrë kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtë kohore, mbetet çështje e frymës, e qytetarëve dhe mbetet që të presim se cka do t’i sjellë Qeveria e re vendit”, tha ai.




