Pas motit stabil dhe temperaturave pranverore gjatë fundjavës radhën e kanë reshjet atmosferike dhe fronti i fuqishëm i ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë reshje shiu e në malet më larta të rajonit do të ketë reshje bore.
E marta sjellë frontin e fuqishëm të ftohtë ajror me vranësira të dendura, reshje shiu lokalisht rrebeshe dhe erëra të ftohta nga veriu. Ky front është i mirëseardhur sepse toka ka nevojë për reshje shiu.
Megjithatë ulja e temperaturave do të jetë mjaft e ndjeshme, edhe pse për momentin natë kritike mund të jenë mëngjesi i hershëm i së enjtes kur mund të ketë ngrica sipërfaqësore sidomos në rastin e kthjellimit të plotë të motit.
Disa detaje të vogla vendosin për vendin dhe rajonin ku eventualisht mund të ketë ngrica në kohën më të papërshtatshme kur lulëzimet e pemëve janë në hovin më të lartë. Kthjellimi i plotë mund të sjellë ngrica të dobëta orët e hershme të mëngjesit të së enjten pak para agimit, por mund të ndodhë që të ketë vranësira dhe çdo vranësirë do të jetë shpëtim dhe mburojë për pemët.
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Hamza e Abdixhiku “JO” Kurtit për vazhdim të diskutimeve për Presidentin
Temperaturat pritet të ulen deri në 1 gradë Celsius, por në rastin më të keq nuk përjashtohet mundësia që ato të ulen deri në 0 , mëngjesin e hershëm të së ejtes.
E mërkura do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë, me vranësira të shpeshta e reshje të herëpashershme lokale, ndërsa të enjten nuk priten reshje atmosferike dhe atmosfera do të vjen duke u stabilizuar.
Pra, një javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me ulje të temperaturave e reshje atmosferike. Reshjet të dendura lokalisht priten të martën. Po ashtu të martën reshjet do të përfshijnë shumë rajone dhe tërë Kosovën.
Nga e ejtja stabilizim i motit dhe rritje graduale e temperatruave. Mëngjesi i së ejtes do të jetë i ftohtë dhe po ashtu edhe mëngjesi i së premtes.
Fundjava vjen me mot stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe pritet rikthim i plotë i motit stabil dhe të këndhëm pranveror./MeteoBallkan




