16 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ukraina paraqet hartën e Kosovës të ndarë nga Serbia

Faqja zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, ka postuar një hartë të shteteve të botës që mbështetësin Ukrainën, ndërsa e veçanta e kësaj është se shteti i Kosovës gjendet i ndarë nga Serbia.

Në videon e shpërndarë nga faqja zyrtare në Twitter, Ministria e Jashtme Ukrainase, në hartën ku paraqet shtetet e botës që po mbështesin Ukrainën gjendet edhe harta e Kosovës e ndarë nga Serbia.


Duhet theksuar se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron si pjesë të Serbisë, ndërsa nuk dihet se si do jetë qëndrimi i tyre pas përfundimit të luftës atje.

Kosova ka mbështetur sovranitetin e Ukrainës, gjithashtu i është bashkuar botës perëndimore kundër agresionit rus në Ukrainë.

Më poshtë mund ta shikoni videon./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT