7.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Ujësjellësi njofton për ndërprerjen e furnizimit me ujë në disa fshatra të Mitrovicës

KRU “Mitrovica” ka njoftuar për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijes në fshatrat dhe lokacionet Rahovë, Koloni, Majdani, Lagjen “Livadhet” dhe Stan Tërg, shkruan Mitrovica SOT.

Sipas njoftimit, deri te ndërprerja ka ardhur për shkak të pëlcitjes së gypit furnizues në Stan Tërg si pasojë e shembjes së dheut.

Njoftimi thotë se furnizimi me ujë pritet të kthehet nesër.


Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Si pasojë e shembjes së dheut, ka ardhur deri te pëlcitja së gypit furnizues në Stan Tërg, prandaj është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për këto fshatra/lokacione:

– Rahova, Kolonia, Majdani, Lagja “Livadhet” dhe Stan Tërgu.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, pritet të fillojnë sanimin e gypit dhe besojmë se gjatë ditës së nesërme të rikthehet furnizmi me ujë të pijes.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

TË FUNDIT

TË FUNDIT