Pas ndërprerjes disaorëshe të furnizimit me ujë të pijes si pasojë e dëmtimit në impiantin në Shipol, KRU “Mitrovica” ka njoftuar se impianti për trajtimin e ujit ka filluar punën, shkruan Mitrovica SOT.
Kompania për furnizim me ujë rekomandon që uji të mos përdoret për pije.
Njoftimi:
NJOFTIM
Rifillon punën Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol – rekomandohet që uji mos të përdoret për pije
Të nderuar konsumatorë të Mitrovicës dhe Skenderajt,
Është rikthyer në funksion Impianti për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol dhe tani fillon furnizimi me ujë të pijes për popullatën e Mitrovicës dhe Skenderajt, mirëpo duke pasur parasysh që tërë sistemi i ujësjellësit është zbrazur dhe me qëllim të evitimit të ndonjë kontaminimi të ujit nga rrjedhjet e ndryshme nëntokësore (të padukshme) dhe/ose gypat e stërvjetruar, rekomandohet që uji i ujësjellësit mos të përdoret për pije deri në NJOFTIMIN tonë të radhës.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!



