14.5 C
Mitrovice
E hënë, 16 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

UEFA dënon klubin serb, shpalosën pankartën “Kosova është Serbi”

UEFA nuk po i ndal denimet ndaj serbëve. Ata në shumicën e ndeshjeve futbolli kanë mesazhe raciste e nacionaliste.

Tifozët e Partizanit të Beogradit në ndeshjen ndaj Luganos shpalosën mesazhe raciste dhe ndezën mjete piroteknike, andaj UEFA nuk i fal gjestet e tilla dhe tashmë denimi ka ardhur për klubin serb.

Në atë ndeshje ishte prezent edhe flamuri “Kosova është Serbi” nga tifozët serb.

Organi i Apelit i UEFA-s ka marrë vendimin e mëposhtëm:

– Të gjobisë FK Partizanin me 15 mijë euro për transmetimin e mesazhit të papërshtatshëm për një ngjarje sportive (pankarta të paligjshme).

– Të gjobisë FK Partizanin 5750 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

– Të gjobisë FK Partizanin me 20,000 € dhe të ndalojë FK Partizanin t’u shesë bileta tifozëve të tij jashtë vendit për një (1) ndeshje të radhës të kompeticionit të UEFA-s, për sjelljen raciste dhe diskriminuese të tifozëve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT