36.5 C
Mitrovice
E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

U zhduk në vitin 2012, por sot i bie ndërmend familjarit të tij që ta paraqes rastin në Polici

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Rahovec që nga viti 2012, ankesa është bërë nga një mashkull kosovar ku thuhet se një mashkull tjetër kosovar, viktima, është larguar nga shtëpia dhe ka udhëtuar për në Shqipëri, por që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij, shkruan Gazeta Metro.

Sipas ankuesit, është njoftuar se për rastin janë njoftuar edhe organet e rendit në Shqipëri. Mbi këtë kuptohet se edhe prokuroria është vënë në dijeni për situatën, duke çuar në nisjen e hetimeve për rastin.

Aktualisht çështja është në procedurë hetimore për të zbardhur rastin.

“PERSON I ZHDUKUR – Rahovec 2012 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalur nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk din për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore.” njoftohemi nga Policia./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT