Ka disa javë që në media përflitet për ndarjen e Feros nga modelja Arbenita Ismajli, shkruan GazetaBlic.
E gjithë kjo erdhi pasi Fero largoi të gjitha fotografitë me të në rrjete sociale, dhe nuk e ndiqte modelen, madje dhe postimet e shpeshta që i bënin së bashku nuk ndodhnin më. Mirëpo së fundmi dyshja janë fotografua së bashku në aeroport, duke i thënë fund një herë e mirë thashemeve lartë e poshtë.

Në muzikë, Fero tashmë po punon projektet e tij në Gjermani, ndërsa ka paralajmëruar atë të radhës me datë 19 dhjetor që do të titullohet “Habibi”, por duke mos zbuluar detaje më shumë rreth tij./GazetaBlic.



