17.1 C
Mitrovice
E diel, 18 Maj, 2025
spot_imgspot_img

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Analisti Nexhmedin Spahiu së fundmi ka qenë cak i kritikave të shumta si rezultat i një takimi që zhvilloi të shtunën me ministrin serb Marko Gjuriq në Beograd.

Ishte vetë Spahiu që publikoi fotografi nga ky takim.

“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djuriq,në zyrën e tij në Beograd”, shkroi Spahiu.

I njëjti në një deklaratë për Tëvë1 ka treguar arsyet e këtij takimi. Spahiu ka deklaruar se me ministrin serb njihen për më shumë se 10 vite dhe se gjatë takimit kanë diskutuar për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoj në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbajë në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd edhe në çdo vend tjetër kjo është e natyrshme”, ka deklaruar Spahiu.

Ndërkaq ministri serb Marko Gjuriq gjithashtu në rrjetin “X” ka shkruar për takimin që kishte me analistin kosovar Nexhmedin Spahiu.

“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq./Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT