Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se në Pejë janë arrestuar dy persona, një mashkull e një femër, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.
Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.
“DHUNË NË FAMILJE Pejë / 03.06.2024 – 15:20. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, ka thënë PK’ja. /gazetametro.net