16.7 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

U raportua si e zhdukur: Vajza nga Malisheva gjendet në Deçan me të dashurin

Një vajzë nga Malisheva kohë më parë u raportua si e zhdukur nga familja e saj, por ajo është gjendur në Deçan me të dashurin, shkruan Gazeta Metro.

Policia në bashkëpunim me ekipet e tjera kanë filluar punën hetimore rreth këtij rasti. E pas tre ditëve, vajza në fjalë është gjetur shëndosh e mirë në Deçan. Aty kjo vajzë sipas policisë, kishte shkuar me të dashurin e saj.

“Malishevë, 21/11/2019-21 30. Lidhur me rastin e raportuar, pas një pune operativo hetimore policore si dhe në bashkëpunim me familjarët e viktimës është identifikuar vendndodhja e viktimës e cila është gjendur në Deçan  së bashku me një mashkull K/Shqiptar që ishin në lidhje”, deklarojnë nga policia.

E gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe pas intervistimit në prezencën e familjes ajo është kthyer te familja e saj./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT