Militantët politikë, si duket përkrahës të LVV-së, kanë filluar një fushatë të rrezikshme kundër vajzës së dëshmorit të UÇK-së, Vesel Demakut, Dafina Demakut, e cila aktualisht është gazetare.
Në një kanal në Tik Tok të emërtuar si Qeveria Kurti 2 nuk po shpërndahen vetëm deklaratat e kryeministrit Kurti, si shenjë mbështetjeje për të.
Por, në këtë kanal, është duke u zhvilluar edhe një fushatë e rrezikshme kundër gazetares Demaku, e cila shquhet për kritikat e saj ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Çmenduria ka shkuar deri aty sa vajzën e dëshmorit të UÇK-së ta bëjnë si agjente e dyshuar serbe.