Më herët u nëpër medie online u përhap një artikull me disa fotografi të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, teksa po merrte të birin nga çerdhja, me veturë zyrtare, shkruan Veriu.info
Në lidhje me këtë ka reaguar vetë Ministrja Haxhiu, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ajo shkruan se në kohën kur ishte në punë e kishte djalin në çerdhe dhe nuk mund ta linte meqë bashkëshorti i saj nuk ndodhet këtu, ashtu që ajo ishte e detyruar ta shfrytëzojë veturën zyrtare për ta marrë djain nga çerdhja.
Postimi i plotë
Sqarim për opinionin publik.
Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë.
Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të! Kaq në lidhje me këtë lajm.



