18.1 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

U mbajt manifestimi “Shala Heroike” në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica

Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, është mbajtur manifestimi “Shala Heroike”, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, njëherësh ish-komandant i brigadës 141 “Mehë Uka”, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, bashkëluftëtarë, familjarë dhe personalitete tjera.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi se rikujtimi i këtyre ngjarjeve historike tregon luftën e drejtë dhe të ndershme që kanë kryer ushtarët tanë, e veçmas ata të rajonit të Shalës, të cilët janë përmendur edhe në mediat ndërkombëtare për rezistencën e tyre.

“Falënderoj të gjithë njerëzit të cilët kanë luftuar burrërisht, duke treguar gatishmëri luftarake, për ti dalë në 0mbrojtje vendit tonë. Këta njerëz iu treguan të gjithëve se dinë të mbrojnë vendin e tyre, pavarësisht rreziqeve nëpër të cilat kalojnë. Andaj lavdi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe ranë heroikisht për këtë vend”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, njëherësh edhe ish-komandant i brigadës 141 “Mehë Uka”, Hysni Ahmeti, falënderoi të gjithë bashkëluftëtarët e tij për kontributin dhe vendosshmërinë e tyre për të mbrojtur vendin, pavarësisht nga sulmet e ushtrisë serbe dhe presionet që kanë pasur nga bashkësia ndërkombëtare.

Në fund të këtij manifestimi është shfaqur edhe filmi dokumentar “Shkëmbimi”, me regji të Fazli Muharremit, ku janë pasqyruar ngjarjet historike të luftës nga ushtarët e UÇK-së të brigadës 141 “Mehë Uka”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT