24.1 C
Mitrovice
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

U kritikuan për fotografinë me pacientin e shtrirë, mësohet se çfarë po bënin mjekët në Gjakovë

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës dje ka publikuar një shkrim në Facebook që lidhet me raportin e punës për muajin nëntor të vitit 2021, transmeton Gazeta Metro.

Për këtë postim në Facebook, ata kishin përzgjedhur një fotografi në sallën e operacionit ku shihet edhe një pacient i shtrirë.

Vendosja e asaj fotografie është kritikuar me të madhe, derisa vetë spitali më pas e ka ndryshuar.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia, i cili thotë se nga menaxhmenti i Spitalit të Gjakovës më pas është dhënë një sqarim se fotografia është realizuar gjatë një intervenimi në sy më konkretisht pas injektimit të avastinës dhe se s’bëhet fjalë për operim.

Më poshtë keni postimin e tij. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT